Qindra banorë të Kamzës të lënë në mëshirë të fatit i drejtohen...

Qindra banorë të Kamzës të lënë në mëshirë të fatit i drejtohen Berishës: Jetojmē në kushte skandaloze. Ja kërkesat tona

50
0
Shares

Qindra banorë të Kamzës të lënë në mëshirë të fatit i drejtohen kreut të PD, Sali Berisha. Jetojmē në kushte skandaloze. Ja kërkesat tona për abuzimet e Bashkisë Kamëz me rindërtimin. Drejtojuni SPAK, medias dhe Parlamentit në interperlancë me Arben Ahmetaj, thuhet në një peticion që para një viti ia kishin nisur edhe kryeministrit Edi Rama.

700 banorë të Kamzës prej një viti i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Edi Rama për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën jetojnë, në ndërtesa të armotizuara dhe të shkatërruara nga tërmeti i 26 nentorit 2019.

Edhe pas 3 vitesh, këta banorë nuk janë ndihmuar nga Bashkia Kamëz. Ata akuzojnë Kryetarin e kësaj Bashkie Rakip Suli dhe vartësit e tij për fallsifikim dokumentash për të mos ndërhyrë në këto godina.

141 familet nuk kanë ende asnjë përgjigje dhe asnjë ndihmë nga qeveria apo oushteti lokal.

Familjarët në këto kushte i janë drejtuar liderit të opozitës Sali Berisha ku rendisin shqetësimet e tyre.

“Drejtuesi aktual i Bashkise Kamez Z.Rakip Suli, Drejtori i Pergjithshem ne bashki
Z. Elvis Gjika(Personi kyq qe eshte marre me situaten e rindertimit), Drejtori i
Urbanistikes Z.Erlend Baballeku, Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e Auditit te Brendshem, Instituri i Ndertimit dhe Ministri i Rindertimit Z.Arben
Ahmetaj duke shkelur hapur ligjin, ne bashkepunim midis tyre, duke shperdoruar
detyren, duke fallsifikuar dokumenta zyrtare, me nje paaftesi dhe dashakeqesi
kriminale kane bere te mundur qe hartimi dhe miratimi i PLANIT TE
DETYRUAR VENDOR, te mos behet realitet.
Ne dijenine tone fillimisht jane ngritur grupet e punes per verifikimin e demeve te
termetit me eksperte te bashkise dhe ata te Institutit te Ndertimit dhe me pas me
Urdher te vecante te Kryetarit te Bashkise ka nisur procesi i hartimin dhe
miratimin e PLANIT TE DETYRUAR VENDOR, per familjet e strehuara ne ish
stallat blegtorale te Lagjes Nr.6 Bathore.
Pas kerkeses zyrtare te Bashkise drejtuar Institutit te Ndertimit, ky i fundit ka
nxjerre Aktin e Ekspertizes se Thelluar duke i klasifikuar stallat te pabanueshme,
qe do te thote qe bashkia menjehere duhej te fillonte punen sipas percaktimeve

Prej 30 vitesh per arsye social-ekonomike, jemi vendosur
ne fillimet e viteve 90 ne ish Kompleksin Blegtoral, lagja 6
Bathore, Bashkia Kamez. Keto stalla  kane kushte skandaloze dhe jane rrezik serioz i
epidemive te vazhdueshme per ne dhe komunitetin qe na rrethon”, thuhet ne peticionin e banoreve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY