Policia prangos Ricën, qëlloi mbrëmë në një mbledhje partie në Kurbin

Policia prangos Ricën, qëlloi mbrëmë në një mbledhje partie në Kurbin

37
0
Shares

Policia e Kurbinit arrestoi sot një person që një ditë më qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti verbal në një mbledhje të PD lokale.

Si rezultat i kontrolleve, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Van Rica, 53 vjeç, banues në Kurbin, punonjës i SHPSF-së.

Ky shtetas, gjatë takimit për zgjedhjet primare, të zhvilluar nga dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin, pas një debati, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY