6 DHJETOR/ Edhe bashkia si policia, nuk jep leje për ngritjen e...

6 DHJETOR/ Edhe bashkia si policia, nuk jep leje për ngritjen e tribunës

53
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka refuzuar lejen për PD për të ngritur një tribunë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa ka propozuar PD-së që tubimi të zhvillohet në sheshin Skënderbej.

Bashkia e Tiranës thotë se për shkak të zhvillimit të samitit të BE, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, prandaj nuk do lejojë ngritjen e një tribune në Bulevard.

Pavarësisht përgjigjeve të policisë dhe bashkisë protesta do të mbahet. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese vendosi pak kohë më parë se nuk është e nevojshme të merret leje për protesta.

Përgjigja nga Bashkia e Tiranës:

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.

Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon. Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej. Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY