Censura e Lindita Nikollës te ekspozita e Parlamentit, si të përdhos historinë...

Censura e Lindita Nikollës te ekspozita e Parlamentit, si të përdhos historinë një grua e pashkollë

99
0
Shares

Ekspozita e vendosur para Parlamentit ra në sy sot që kishte shënuar momentet kryesore të historisë politike dhe integrimit të vendit duke zhdukur çdo foto të Sali Berishës në 30 vjet.

Lindita Nikolla, një grua në krye të Parlamentit me arsim të dyshimtë nuk është ngritur dot as në nivelin e falsifikatorëve të Enver Hoxhës që herë pas here hiqnin e vinin fotot e viktimave të diktatorit.

Në ekspozitë dominonin fotot e Edi Ramës dhe Fatos Nanos, i pari pa ndonjë theks në integrim ndërsa i dyti shënon vetëm zgjatjen pa fund të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Për ta mësuar edhe Lindita në momentet më të rëndësishme të Shqipërisë i ka rastisur Berishës të ishte në krye të vendit dhe me rol të madh në arritjen e këtyre momenteve. Berisha ishte President kur vendi i pranua në Këshillin e Evropës, ishte kryeministër kur Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Asocim Stabilizimit, aplikoi për kandidate në BE, u hoq regjimi i vizave dhe u anëtarësua në NATO.

Problemi nuk është se pse nuk pasqyrove në ekspozitë realitetin por se kjo tregon mungesën e madhe të respektit për njerëz të tjerë që nuk janë të gatshëm të trukojnë historinë siç u në në 50 vite diktaturë.

Nga posti i kryetares së Parlamentit kjo është e turpshme. Do ishte normale që ndonjë deputet i shkolluar tu kishte hyrë me shqelma atyre stendave. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY