Një aksident tragjik me dy viktima ndidhi sot në orët e para të mengjesit në autostradën Tiranë Durrës.
Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën ndërsa vajza tjetër nuk është identifikuar ende.
Drejtuesi i mjetit ishte Arbër Tivari që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Detajet
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi Arbër Tivari, 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia Silva Gjergji 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.
Ndërsa shtetasi Tivari është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/