Alabbar komenton vendimin e Parlamentit, mediat nuk përmendin se Durrësi është qytet...

Alabbar komenton vendimin e Parlamentit, mediat nuk përmendin se Durrësi është qytet antik dhe dunë rëre

100
0
Shares

Të ndërtosh me luks në duna rëre apo vende djerrë ka kuptim por të marrësh modelin e Dubait e ta vendosësh në një qytet antik si Durrësi kjo do të thotë se lakmia të ka errur sytë. Historia është ajo që bëhet më vështirë, por që Rama e shiti atë pjesë që i takon Durrësit për 80 milionë euro investim dhe për të fitiar afro 4 milionë.

Më poshtë është një shkrim i publikuar nga Arabian business dhe ribotuar nga faqja zyrtare e lajmeve të qeverisë.

Bie në sy që më shkrim nul thuhet asnjë fjalë për antikitetin dhe vlerat historike të qytetit të Durrësit i cili tashmë do të zhytet poshtë kullave tip Dubai.

E vetmja gjë në tekst është fakti se qyteti u themelua rreth 600 vjet para Krishtit.

Shkrimi i gazetës arabe: “Eagle Hills merr dritën jeshile për megaprojektin në Shqipëri”.

Kështu shkruan “Arabian Business”, media më e njohur e botës së biznesit në Lindjen e Mesme.

“Mohamed Alabbar-it i është dhënë dritë jeshile për ndërtimin e njërës prej marinave më të mëdha për superjahtet në Mesdhe. Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga grupi i kompanive Eagle Hills, do të transformojë plotësisht vijën bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit”, shkruan kjo media.

“Është game-changer, diçka për të cilën kemi punuar shumë fort për një kohë të gjatë. Vërtetë nuk mendoj se do të gjeni një tjetër që t’i ngjajë”, u shpreh Alabbar.

E njohur si “Durrës Yachts and Marina”, projekti është modeluar si “një ndër qytetet e reja më të qëndrueshme, që bashkon praktikat miqësore ndaj mjedisit, hapësirat e gjelbra dhe teknologjinë inteligjente për të pakësuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e dioksidit të karbonit”.

Zhvillimi do të akomodojë jahte dhe superjahte deri në 120 metra, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe hapësira argëtuese. Gjithashtu, do të përfshijë dhe terminalin e parë në Shqipëri për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të lira po planifikohen gjithashtu, së bashku me 170 dyqane. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i themeluar në vitin 627 para Krishtit.

“Një histori e pabesueshme në sfondin e atij që do të jetë një destinacion krejt i ri luksoz. Kemi realizuar shumë projekte ndër vite rreth botës, por nuk kam dyshim se pikërisht ky do jetë absolutisht më i miri ndër ta”, tha Alabar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY