Gjykata Kushtetuese sillet si një zyrë qeverie, ndryshon padinë për investimet strategjike

Gjykata Kushtetuese sillet si një zyrë qeverie, ndryshon padinë për investimet strategjike

60
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi, tha sot se Gjykata Kushtetuese ka bllokuar padinë për investimet strategjike e cilëson vendimin e Gjykatës si të paprecedentë.

Disa deputetë kishin kërkuar të shpallet anti-kushtetues vendimi i Kuvendit për Komisionin Hetimor të Investimeve Strategjike.

Reagimi i plotë:

Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.

Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!

Gjykata vendosi që kërkesën të mos e kalojë në seancën plenare. Sipas Kushtetueses, kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor (pra 35 deputetë) dhe jo 28.

Gjykata Kushtetuese evidentoi se kemi të bëjmë me një kërkesë për përplasje kompetencash dhe për këtë arsye kërkuesi për zgjidhjen e ‘konfliktit të kompetencës’ duhet të jetë pikërisht 35 deputetët të cilëve nuk iu pranua kërkesa nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pra, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se 1/4 e Kuvendit, aq sa duhen sipas Kushtetutës për ngritjen e një Komisioni Hetimor. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY