Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Qeveria justifikohet për nxitimin në përzgjedhjen e kandidaturave për GJEDNJ

13/08/2016
EMRAT/ Qeveria justifikohet për nxitimin në përzgjedhjen e kandidaturave për GJEDNJ
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka shpjeguar sot nxitimin e saj për përzgjedhjen e kandidaturave të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Sipas qeverisë, shmangia nga procesi vettingut është bërë për mungesë kohe.
“Në lidhje me procedurat që po ndiqen për përzgjedhjen e kandidaturave për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), në respekt të transparencës në vazhdimësi të procesit, të interesit të opinionit publik, si dhe në përgjigje të pretendimeve të ngritura prej Partisë Demokratike bëjmë të ditur se:
Këshilli i Europës ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 26. 08. 2016, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual më datë 31. 01. 2017.
Duhet theksuar se në rastin e përzgjedhjes së kandidaturave të mëparshme për të njëjtin pozicion, si në rastin e gjyqtarit Ledi Bianku, qeveria e zotit Berisha nuk ndoqi asnjë procedurë dhe nuk vendosi asnjë standard transparence për përzgjedhjen që bëri. Çdo gjë u mbajt në fshehtësi dhe procesi i përzgjedhjes nuk shmangu ndikimin politik. Ky fakt është lehtësisht i provueshëm nga kushdo.
Ndryshe nga kjo praktikë, me qëllim ndjekjen e procedurave sa më demokratike dhe transparente në këtë proces përzgjedhjeje, bazuar, gjithashtu, në standardet e vendosura në Udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Qeveria Shqiptare publikoi më datë 18 korrik 2016 thirrjen për aplikim në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, Nr. 23, (Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare), në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe në media.
Gjithashtu, për përzgjedhjen e kandidatëve sa më të përshtatshëm, profesionalë, me integritet, apolitike dhe në mënyrë transparente, u ngrit një komision konsultativ ad-hoc (Komisioni) me anëtarë që gëzojnë përvojë të konsiderueshme profesionale, janë përfaqësues të institucioneve të pavarura apo akademikë të shquar, duke shmangur kështu çdo mundësi për ndikim politik në këtë proces.
Për sa i përket procesit të vetting-ut, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e integritetit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, si dhe të gjendur në rrethanat e mosmiratimit deri në këto momente të projektligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Projektligji “Për vetting-un”), Komisioni, gjatë kryerjes së procedurave përzgjedhëse për kandidatët për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, po zbaton dhe po vlerëson kandidaturat në përputhje jo vetëm me kriteret e thirrjes për aplikim, por edhe me parimet që qëndrojnë në themel të procesit të vetting-ut, të cilat lidhen me çështje të kompetencave profesionale, verifikimin e deklarimit të pasurisë dhe integritetin.
Për sa më lart dhe të vendosur për të garantuar profilin e kandidatëve për gjyqtarë, në përputhje me standardet më të larta, jo vetëm profesionale, por edhe morale, Komisioni, i ka kërkuar aplikantëve vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike ose plotësimin e tij, si dhe ka kërkuar në rrugë zyrtare pranë ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në fund theksojmë se qeveria shqiptare ka të drejtë vetëm propozimin e tre emrave për këtë pozicion, pasi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që do të shqyrtojë, vlerësojë dhe votojë një nga emrat e paraqitur”,
thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë.
Më herët, përmes një deklarate për media të deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike pretendon se qeveria ka nisur në terr dhe mungesë të plotë transparence, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Komision konsultativ ad-hoc
-Z. Luan Omari, konstitucionalist, ish-anëtar i Komisionit të Venecias.

Anëtarë të Komisionit
-Z. Kristaq Traja, ish-gjyqtar në GJEDNJ.
-Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
-Z. Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ish- gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
-Z. Artur Metani, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Kryeministria.

Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit
Xhezair Zaganjori
Altina Xhoxhaj
Dariel Sina
Elira Kokona
Ina Rama
Sokol Berberi
Gent Ibrahimi
Plarent Ndreca
Ledia Mirakaj
Sokol Puto
Ornela Rrumbullaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.