Policia nuk jep leje për protestën e 6 dhjetorit, Noka: Askush nuk...

Policia nuk jep leje për protestën e 6 dhjetorit, Noka: Askush nuk mund të na ndalë të protestojmë

83
0
Shares

Policia refuzon të jap leje për protestën e 6 Dhjetorit ndërkohë që ka reaguar Sekretari Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar, deklaroi Noka.

Policia nuk ka dhënë leje për protestën paqësore të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 6 Dhjetor. Në një prononcim për Klan News, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur se protesta është një e drejtë e fituar në Dhjetor të 90-ës dhe askush nuk e ndal dot të drejtën për të protestuar.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor.”, tha Noka.

Në një dokument zyrtar, drejtori Lorenc Panganika ka vendosur që të mos bëhet asnjë lëvizje siç ishte parashikuar, ndryshe shkelësit do të ndëshohen me masa administrave dhe penale. Kjo protestë sipas policisë përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe atë publike.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana juaj në 16.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktruar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se për veprime në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masa administrative dhe penale,“-shkruhet në dokumentin e Policisë së Shtetit.

Dokumenti i policisë:

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY