Në pranga dy policë në Fier, ministria jep detaje të akuzës

Në pranga dy policë në Fier, ministria jep detaje të akuzës

38
0
Shares

Dy policë u arrestuan në komisariatin e Fierit pasi akuzohen se ndihmuan në kultivimin e kanabisit.

Me urdhër të Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u arrestua Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Në pranga ranë edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”

Në kërkim u shpallën, Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia) me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike dhe Elez Qelai me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”.

Detajet:

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, pas Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier një ditë më parë, mbi caktimin e masave të sigurimit personal për dy punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, si edhe katër shtetasve të tjerë, si më poshtë vijon;

– S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
– R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
– S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
– V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
– R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.
– E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022. Ar.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY