Afro 65 deputetë socialistë rrëzuan pas mesnatës një amandament të propozuar nga kolegu i tyre Erion Braçe për ligjin për TVSH.
Braçe kërkoi që të hiqej TVSH për lopët e mbarsura që importohen. Ai argumentoi se numri i lopëve ka rënë vitet e fundit, ndërsa impakti në buxhet i kësaj mase është i papërfillshëm.
Deputetët e PS votuan kundër me përjashtim të 3 deputetëve të majtë, ndërkohë që votoi pro një pjesë e opozitës.
Disa deputetë socialistë qeshën me amandamentin e Braçes pasi e asocuan me seksin, erotikën apo diçka të këtij lloji. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/