DETAJET/ SPAK dhe DEA zbulojnë laboratorin e kokainës në Fratar, 15 persona...

DETAJET/ SPAK dhe DEA zbulojnë laboratorin e kokainës në Fratar, 15 persona në pranga

66
0
Shares

15 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK në një fshat të Fierit.

Në operacion ka bashkëpunuar edhe policia e Malit të Zi.

Një laborator i përpunimit të kokainës është zbuluar në Fratar.

Mësohet se nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë kanë ardhur 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Për këtë arsye ishte ndërtuar edhe laboratori që do të merrej me përpunimin e lëndës narkotike.

Katër prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Tiranë. Ndërkohë në ambientet e laboratorit ,policia ka sekuestruar armë, dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY