Rama për marrëveshjen e Portit të Durrësit: Nuk keni asnjë shans...

Rama për marrëveshjen e Portit të Durrësit: Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot!

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Parlament se nuk tërhiqet nga projekti disamiliardësh të Portit të Durrësit. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot, tha Rama duke iu drejtuar opozizls.

“Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin, 4 porte të klasit të parë. I vetmi që nuk është në avancim është Shëngjini, Vlora dhe Saranda janë në ndërtim. Do të ketë dy porte tregtare, në Vlorë dhe në Porto Romano. Me 2 porte të thata. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot”, tha Rama.

Rama ironizoi opozitën duke thënë se ata bëjnë thirrje ‘“Çohu shqiptarë se tani ka edhe Rubla. Çohuni se llalla do të bëhet prapë kos”.

“Çohu shqiptarë se tani ka edhe Rubla. Çohuni se llalla do të bëhet prapë kos. Që nga koha e së drejtës romake barra është e akuzuesit që të vërtetojë akuzën.

Gjuha e njeriut ndryshon nga llapa e kafshës pikërisht sepse përveç funksioneve të përbashkëta që kanë ka edhe fjalën. Fjalën që libri i shenjtë është Zoti. Por ne dimë që edhe engjëlli edhe djalli flenë tek i gjalli.

Ti thuash tjetrit hajdut? Me thoni një herë të vetme që e kam bërë këtë? Aq ‘trimëri’ e madhe është t’i thuash tjetrit kriminel sa mund të bësh edhe video të montuara (i referohet Ervin Salianjit). Edhe Ismail Qemali është konsideruar hajdut”, tha Kryeministri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY