EMRI/ Kapet hajduti me armë në Shkodër, disa vjedhje të dhunshme edhe...

EMRI/ Kapet hajduti me armë në Shkodër, disa vjedhje të dhunshme edhe në Lezhë e Vau Dejës

37
0
Shares

Kapet dhe vihet në pranga, Pashuk Fusha, një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, në disa banesa, të shumave të mëdhaja të parave (në lekë dhe në paund) dhe të sendeve me vlerë.

I ndaluari, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, si dhe i dënuar në Belgjikë, për transport të lëndëve narkotike.

Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh me dhunë, të ndodhura më parë, në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në qytetin e Shkodrës, dhe u vu në pranga shtetasi Pashuk Fusha, 39 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.09.2022, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhunë, në banesën e shtetases A. J., 46 vjeçe, 1500 paund, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas ndalimit të këtij shtetasi, është bërë e mundur zbardhja e disa vjedhjeve të tjera me dhunë, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dhe konkretisht:

•Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D., dhe i kanë marrë një shumë parash.

•Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetasit R. B., 59 vjeç, ku kanë marrë me dhunë, rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu, se shtetasi P. F. ishte kthyer deportiv nga Belgjika, ku kishte kryer dënimin, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të këtij shtetasi, si dhe për zbardhjen e dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura ndër vite, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY