EMRAT/ Prrenjas, në lokal u hodh granatë, detajet nga hetimet, 2 në...

EMRAT/ Prrenjas, në lokal u hodh granatë, detajet nga hetimet, 2 në pranga

43
0
Shares

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Prrenjas e ndodhur ditë më parë.

Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dhimitër Kokonozi, nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Rei Karriqi 23 vjeç dhe Arjan Pino, 41 vjeç.

Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan shtetasit:

-R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY