Kejdi Spahiu, 23 vjeçe, prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Beratit.
Deklarata:
Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokrattike për Bashkinë e Beratit.
Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.
Ndrysimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekejs për të ndyshuar gjendjen ku vedni ynë ndodhet.
Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave.
Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve beratas.
I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomso venbdeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen.
Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim.
Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.
Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.
Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.
Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/