Pas ERTV vjen Linda.al, gruaja e Ramës hap faqen personale në web....

Pas ERTV vjen Linda.al, gruaja e Ramës hap faqen personale në web. A është në kërkim të karrierës politike!

48
0
Shares

Gruaja e kryeministrit Rama, Linda Rama ka prezantuar përmes twitterit platformën e saj online të komunikimit, websajtin linda.al.

“Linda.al nuk është një akt pendese për mosqenien në rrjetet sociale, por hapja e një porte të botës digjitale mbi jetën time profesionale dhe qytetare.

Është një portë për çdo kureshtar që mund të ketë interes për çfarë trajtohet në rreth 50 publikime, të botuara ndër vite si autore, bashkautore, kontribuese apo për mendimet e dhëna në daljet e mia jo të shpeshta publike.

Në njëfarë mënyre, Linda.al është edhe një moment modestisht ceremonial për mua…”, thotë në video e prezantimit, Linda Rama.

Linda Rama ka shpërndarë videomesazhin e saj në Twitter, ku edhe shkruan: Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar?

Linda.al vjen pas disa vitesh prezencë të ERTV, një tv në Facebook i Edi Ramës i cili ishte edhe pa licencë edhe pse kishte programacion.

A është ky hapi i parë i kërkimit të karrierës së saj në PS? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY