PD kërkon në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar pas dorëheqjes

PD kërkon në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar pas dorëheqjes

50
0
Shares

Edit Harxhi ka kërkuar sot nga Gjykata e Tiranës ç’regjistrimin e Lulzim Bashes nga regjistri i partive politike si kryetar i PD. Gjykata e ka pranuar padinë.

Deklarata:

Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Tiranë, për çështjen gjyqësore, padinë që unë i kam drejtuar gjykatës, në datën 30 qershor 2021.

Kërkesë kryesore ka qenë pavlefshmëria absolute e zgjedhjeve të Partisë Demokratike për kryetar partie në 13 qershor 2021.

Deri sot nuk ka pasur ende absolutisht një zhvillim seance normale dhe sot ishte një seancë, vazhdonte seanca paraprake e kësaj çështje dhe unë e avokatja ime Endira Bushati kërkuam në të njëjtën kohë, ndryshimin e objektit të padisë, pikërisht ç’regjistrimin e zotit Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës, si kryetar i PD-së, duke qenë se sot është një fakt i njohur botësisht se Basha ka dhënë dorëheqjen.

Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes dhe seanca tjetër gjyqësore, do të vijojë më tej pas disa javësh.

Unë së bashku me avokaten time vazhdoj të insistoj për këtë ndryshim të padisë, pikërisht për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike.

Shpresoj shumë që gjykata të vendosë drejtësinë, për një çështje shumë thelbësore për mua, por edhe për shumë anëtarë të PD-së, siç ka qenë pikërisht parregullsitë e zgjedhjeve të 13 qershorit 2021 dhe shpresoj shumë që kjo të mos përsëritet më. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY