Jasoni 14 vjeç, futbollist i talentuar në Akademinë e Futbollit në Shkodër

Jasoni 14 vjeç, futbollist i talentuar në Akademinë e Futbollit në Shkodër

106
0
Shares

Jason Rrushaj, 14 vjeçari që humbi jetën një ditë më parë në Malësi të Madhe ishte futbollist i talentuar që stervitej në Akademinë e Futbollit Djelmënia Shkodrane.

Lajmi është mësuar nga një postim i kreut të FSHF, Armandi Duka.

”Jam i pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

U prehsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”, shkruan në rrjete sociale Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY