Barna kontrabandë për veterinari, 8 në pranga mes të cilëve 3 zyrtarë...

Barna kontrabandë për veterinari, 8 në pranga mes të cilëve 3 zyrtarë të Autoritetit të Veterinarisë

60
0
Shares

8 persona u arrestuan sot në Tiranë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se ishin përfshirë në një skemë kontrabande ilaçesh.

Detajet e policisë: 

Bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme, vihen në pranga 8 shtetas, procedohen penalisht 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen rreth 100 lloje të ndryshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Dragjica Aleksi, 53 vjeç, Cen Miftaraj, 60 vjeç, Dilaver Dorzi, 60 vjeç, Fatmir Reçi, 63 vjeç dhe Pavlo Vasili, 60 vjeç;
– Fatbardha Guri, 55 vjeçe, Gëzime Shehu, 49 vjeçe dhe Nikolin Daija, 34 vjeç, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY