Kapet Skutera që goditi gazetarin Doçi, policia ende nuk flet për motivin

Kapet Skutera që goditi gazetarin Doçi, policia ende nuk flet për motivin

71
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi autorin e dyshuar të goditjes së gazetarit Adriatik Doçi.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari Redon Skutera.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari Adriatik Doçi goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit Redon Skutera 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë”, njofton policia.

Ky shtetas, më datë 13 nëntor rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Arrestimi i Skuterës u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY