Oligert Muçllari prezanton kandidaturen ne primare per Bashkine e Pogradecit

Oligert Muçllari prezanton kandidaturen ne primare per Bashkine e Pogradecit

57
0
Shares

Oligert Muçllari prezanton kandidaturen ne primare per Bashkine e Pogradecit.

Deklarata:

Të dashur qytetarë të Pogradecit, të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Dua të ndaj me ju lajmin e kandidimit në PRIMARET e Partisë Demokratike. Është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë vendim ta ndajmë së bashku dhe, sigurisht, po së bashku të ndajme garën dhe emocionet deri në fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit.
Sakrificat e demokratëve, sakrificat tuaja këto 10 vite janë një motiv shumë i madh që ne, se bashku me qytetarët e Pogradecit të çojmë misionin tonë të fitores deri në fund.
Pogradeci nuk mund të mbetet akoma peng i një grupi të vogël klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Ai meriton dinjitet dhe duhet të qeveriset me dinjitet.
Bashkia Pogradec nuk mund të jetë pronë vetëm e një grushti të vogël njerëzish, përkundrazi, duhet të kryejë me pergjegjshmëri detyrat dhe t’ju shërbeje qytetarëve në të katër anët e territorit.
Bashkia duhet t’i kthehet detyrës për të cilin është votuar, dhe jo të ketë si mision zhvatjen, korrupsionin, presionin dhe papërgjegjshmërine.
Bizneset dhe qytetarët janë bërë më të varfër nga kjo bashki. Vetëm tre vitet e fundit taksat dhe tarifat janë trefishuar, dhe e gjithe kjo është në kurriz të biznesit dhe qytetarëve.
Rritja e varfërisë ka si shkak kryesor keqqeverisjen dhe abuzimin me lekët e qytetarëve, sepse të gjitha të ardhurat përqëndrohen vetëm në një grup klientelist pranë kryetarit të bashkisë.
Keqqeverisja është në nivele maksimale, aq sa Bashkia Pogradec rrezikon falimentin dhe të merret nën administrim nga Ministria e Financave. E gjithë kjo situatë ka një përgjegjës: Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli.
Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë.
Kam bindjen se qytetarët e Pogradecit presin modelin e kundërt të drejtuesit aktual.
Ne jemi në këtë mision pikërisht për të ofruar modelin e kundërt, jemi këtu për qytetarët e Pogradecit.
Të dashur antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të gjithë ne sëbashku do të jemi në mision për të çliruar bashkinë e uzurpuar pa zgjedhje në 2019, dhe do t’ja kthejme atë qytetarëve të saj.
Ju falenderoj me mirënjohje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY