Rama në Beograd për ‘biznesin’ e energjisë: Na duhet treg rajonal

Rama në Beograd për ‘biznesin’ e energjisë: Na duhet treg rajonal

42
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një konferencë të kryetarlve të shteteve të Ballkanit Perëndimor mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike.

Në fjalën e tij Rama gjatë konferencës së shtypit tha se duhet një treg rajonal energjie.

“Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.

Besoj po kështu se duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat”, theksoi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY