KPA shkarkon gjyqtarin që i hoqi Dajtit dënimin e përjetshëm

KPA shkarkon gjyqtarin që i hoqi Dajtit dënimin e përjetshëm

71
0
Shares

KPA ka shkarkuar nga gjyqësori gjyqtarin Petrit Aliaj i njohur si gjyqtari i Dritan Dajtit.

Aliaj ishte pjesë e një trupe gjyqësore që nxori nga burgu Dritan Dajtin i cili më vonë u kap pas vrasjes së 4 agjentëve të forcave operacionale të policisë.

Detajet:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY