“11 urdhër – arrestet e SPAK/ Kokat e vërteta janë Engjëll Agaçi,...

“11 urdhër – arrestet e SPAK/ Kokat e vërteta janë Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama”

37
0
Shares

PD ka komentuar sot arrestimet nga SPAK duke theksuar se kokat e vërteta janë Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

Deklaratë e zëdhënëses së PD Floriana Garo:

SPAK i shërbeu sot publikut fiaskon e radhës, të cilën u mundua ta mbulonte me 11 urdhër-arreste.

Të 11 emrat, hiq Mirel Mërtirin që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër vecse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare.

Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me masakardën që fshehin 11 urdhër – arrestet e SPAK!

Nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh ‘lojën e medemekut’, që prokurorët specialë luajnë në kurriz të intersave të publikut.

Shërbëtorët e pallatit, që u listuan sot si të kërkuar, apo u arrestuan disa prej tyre, kanë fajin e pjesëmarrjes në skemë, por nuk janë ata, as skema dhe as hartuesit dhe përfituesit e saj.

SPAK-u e lëvizi bishtin, por jo për të gjetur rrënjet e skemës dhe aferës qindra milionëshe të inceneratorëve, por për t’u marrë me bishtat që kanë tepruar, dënimi i të cilëve ruan kokën e përgjegjësve të vërtetë.

Sa kohë SPAK nuk i shkon në thelb problemit, publiku mbetet i gënjyer, taksat e tyre të vjedhura, përgjegjësit e pandëshkuar.

Nuk e ha kush më pjatën e ftohtë të arrestimeve dhe urdhër- arresteve të bishtave të korrupsionit, ndërkohë që koka vërtitet në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si “paçe këmbësh”.

Pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë.

Jo më shumë se një hekurishte e sistemit, e cila po nuk punoi, si një lavatriçe e vjetër duhet çuar për skrap.

Partia Demokratike nuk ka sot një thirrje për të bërë, por e bëjmë këtë dalje në respekt të publikut. Thirrjet në vesh të shurdhër do të zëvendësohen me aksion.
Mjafton të përsërim se 430 milion euro nuk është një shumë të cilën mund ta lëvizin bishtat, si ata që u listuan sot nga SPAK. Një shumë e tillë nuk është barrë për Gentianin, Arjolën, Robertin, Reganin apo Jurin.
JO. Ata kanë futur dicka në xhep, por vjedhja duhet kërkuar në llogaritë offshore të Engjëllit, Erionit, Arbërit dhe Edit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY