“Shkatërrimi i Portit të Durrësit, transporti do të bëhet nga Mali i...

“Shkatërrimi i Portit të Durrësit, transporti do të bëhet nga Mali i Zi dhe Greqia”

56
0
Shares

Rama po shkatërron portin shekullor, transporti tani do bëhet nga Mali i Zi dhe Greqia, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në takimin e grupit parlamentar të PD.

Argumentat:

T’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport, qindra e miliona, në mos miliarda euro në vite. Vetëm me transport, i cili do bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, dhe pjesërisht nga Vlora. Edhe ajo jo, se ajo është pa port.

Të shkulësh portin shekullor, për të cilin është projekti, investimi dhe çdo gjë, dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro që kërkon ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, sipas specialistëve, dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, duhet të ndërtohet në Porto Romano, sepse ai kërkon që gjithë gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, jahtin e Çuçit të familjes së tij, jahtet e familjarëve.
Kjo është e faktuar, cilido i them të referohet se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet e pasanikëve të Bejrutit.

Berisha: Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar. Duhet t’i dalim zot

Shqipëria nuk ka asnjë pasuri publike të çmuar sa porti i Durrësit. Asnjë!
Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar.
Kaskadën po e nxore në treg nuk ka vlerë në treg as sa gjysma e portit të Durrësit.
Aeroportin po e nxore në treg, nuk ka vlerë as sa një e treta e portit të Durrësit.
Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike, në këtë port janë investuar qindra e qindra milionë euro, dollarë.
Vetëm së fundmi, janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Europiane e Zhvillimit.

Janë blerë makineri dhe vinça më ultramodernë, për të kryer, për të përmbushur detyrimet dhe funksionuar me kapacitet të plotë.
Dhe, Edi Rama me zonjën Balluku, të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj.
A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje, ti dëmton të paktën 6 miliardë euro, duke llogaritur ndërtimin e portit të ri, rritjen e kostove të transportit, tani që nuk do funksionojë porti i ri.

Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë, ndaj dhe ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore, por do jetë një betejë me protesta, që nuk mund të kenë të ndalur.
Duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që e do këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan dhe mezi e përballon jetën, por edhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye.

Berisha: Shqiptarët do paguajnë 2 miliardë për portin e ri, do ngremë komision hetimor dhe do protestojmë

Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo.
Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër.
Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër.

Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshem të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese.
Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY