Këlliçi publikon videon ku Veliaj gënjen Papa Françeskun

Këlliçi publikon videon ku Veliaj gënjen Papa Françeskun

126
0
Shares

Është zbardhur teksti i bisedës në disa sekonda kur Erion Veliaj u përfshi në pritjen për besimtarët të Papa Francesku, në Vatikan.

Veliaj i tha Papës se kishtrëe organizuar si kryetar bashkie vizitën e tij në Tiranë në 2014. Veliaj u bë kryetar bashkie më 2015 dhe atëherë kryetar oshte Lulzim Basha.

Për videon ka reaguar edhe Belind Këlliçi i cili thotë se Veliaj gënjen edhe Papën.

Postimi i Këlliçit: Ky mashtron edhe Papën!

Prezantohet si kryebashkiaku që priti Papa Françeskun në Tiranë, në shtator 2014. Veliaj e ka marrë detyrën në korrik 2015.

Zyrtarisht mashtrues ndërkombëtar dhe i pafe.

Promovimi i mashtruesëve ordinerë në funksione të larta publike ka vrarë shpresat e shumë të rinjve të mirëarsimuar që duan të hyjnë në mjedisin hermetik politik.

Është modeli Veliaj, i dokumentuar në mashtrim me zë dhe figurë, që ka ulur besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi, fjala dhe angazhimi publik.

Erion Veliaj është një referencë negative për këdo që beson tek merita, puna me djersë dhe konkurrenca e gara e brendshme partiake.

I emëruari i Ramës përdor siglën e PS për të marrë votat e socialistëve, të cilat i shikonte me dylbi kur ishte kryetar i një partie tjetër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY