Është prangosur sot edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishi mes personave që janë arrestuar nga 11 urdhërarrestet e lëshuara nga prokurori i SPAK Dritan Prençi.
Arben Dervishi
Biznesmeni Arben Dervishi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt përmes një firme konsulence, kryesisht me inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalënpër afro 600 milionë lekë.
Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri.
Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/