Prezanton kandidaturën për Gjirokastrën Enekeleda Mushi

Prezanton kandidaturën për Gjirokastrën Enekeleda Mushi

54
0
Shares

Enkeleda Mushi prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Gjirokastrës.

Deklarata:

Jam Enkeleda Mushi, anëtare e Partisë Demokratike që në ditën e parë të themelimit dhe bashkëthemeluese e saj.
Gjatë gjithë jetës deri më sot, kam punuar me shpirt dhe kam kontribuar për Partinë Demokratike dhe Demokracinë në vend. Jam aktivizuar në të gjitha nivelet e PD, që nga njësia bazë e deri në institucionet e PD. Në vitin 2001 kam marrë pjesë në fushatën elektorale si kandidate për deputete.
Më ka bindur ideja e Partisë Demokratike, sidomos për respektin e individualitetit dhe dinjitetit të individit, për zhvillimin e lirisë si fuqi materiale e trupëzuar në iniciativë.
Jam aktivizuar pa asnjë mungesë në manifestimin e protestës ose të triumfit të Partisë Demokratike, si edhe në forumet e PD, që nga baza e deri në rajon.
Te Partia Demokratike nuk gjej vetëm idetë, por edhe shpresën.
Vitet e fundit jam zgjedhur në forumet drejtuese të PD në Degen 5. Kam qenë gjithjë e papërtuar, bashkë me njerëzit e mi, me anëtarët e PD në Dege, me qëllim që të zhvillojmë jetë dinamike e të suksesshme të Partisë Demokratike në gjithë piramidën e saj. Kam marrë pjesë dhe kam dhënë mendimin tim në gjithë debatet brenda PD.
Në Kuvendin e PD me 11 dhjetor 2001 në Arena kam mbajtur diskutimin ku kam kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e pushtetit lokal në Gjirokastër.
Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta.
Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit.
Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas.
Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritw, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate.
Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet.
Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine te perqafojne kete gare nga me te bukurat e demokratiket pavaresisht sfidave dhe veshtiresive qe ajo afron. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY