Rikthehet kontrabanda e bagëtive që prej 20 vitesh, 4 në pranga

Rikthehet kontrabanda e bagëtive që prej 20 vitesh, 4 në pranga

45
0
Shares

Kontrabandonin bagëti të imëta dhe të trasha, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga nga policia e Dibrës, 4 shtetas.

Sekuestrohet furgoni me të cilin transportoheshin bagëtitë dhe 64 krerë bagëti të pamatrikulluara.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. E., 30 vjeç, A. D., 34 vjeç, B. Z., 27 vjeç dhe N. Z., 34 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë e imëta dhe të trasha, në Maqedoninë e Veriut, i kalonin ato në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Bllatë, i mbanin fillimisht në stallat e tyre dhe më pas i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stallat në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën 64 krerë bagëti të imëta dhe të trasha, të pamatrikulluara, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin furgon që shërbente për transportimin e tyre.

Në vijim të hetimeve janë dokumentuar me prova ligjore 5 raste të kontrabandimit të bagëtive, të kryera nga këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë” , të kryera në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY