Endri Meksi, eksperti i IT: Ekziston mundësia e bashkëpunimit të brendshëm për...

Endri Meksi, eksperti i IT: Ekziston mundësia e bashkëpunimit të brendshëm për hakimin e SHISH

92
0
Shares

Eksperti i IT, Endri Meksi tha sot për hakimin e dhënave të kreut të SHISH, Helidon Bendos, se në nivel teknik nuk ka ndonjë qartësi.

Ai tha gjatë një interviste në mcn tv se duket se hakerat i janë qepur kreut të shish, ndërsa theksoi se të dhënat janë marrë nga data baza.

“Në nivel teknik nuk ka ndonjë qartësi, nëse kemi të bëjmë me ndonjë të re apo jo. Nuk dihet nëse është hakuar një server i posaçëm i shish, apo ishin pjesë e e-malive të hakuara më parë. Nuk mund të themi dot nëse ka risi, por risia është se ata i janë qepur kryetarit të SHISH, kaluan te lista e një pjesë të stafit të SHISH dhe më pas te kryetari i saj.

Kanë kaluar në një formë zinxhir, nuk duhet të ndodhte kaq kollaj sa ndodhi nëse do kishim masa më me sens, shumë pak informacion mbi strukturën e AKSHit gjendet. Macrosoft ka bërë raport mbi sulmin, por thuhen shumë pak gjëra.

Sa i përket punës së rrogave tregon faktin se atyre u duhen burime njerëzore të reja. Sipas tij ka gjithmonë e më pak kuadro në sektorin e IT, sidomos në fushën e kibernetikës dhe mbrojtjes në tërësi, dhe nuk është se ka të bëjë vetëm me një person të vetëm që i mbulon, pasi kjo është punë ekipi.

Në momentin që AKSHi kërkon rritjen e pagave indirekt ka kërkuar që ka nevojë për burime njerëzore. Fakti është që s’ka asnjë informacion të saktë, ajo që kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Stafi i AKSHit mbulon një pjesë të roleve dhe detyrave, AKSHi është një institucion shtetëror që mbikëqyr një sërë sistemesh dhe AKSHi i koncepton dhe ndjek mbarëvajtjen e tyre, por ka dhe ente të tjera përgjegjës dhe deri më sot s’ka pasur asnjë informacion se çfarë roli ka patur, qoftë dhe një rol aksidentalisht për sulmin.

Meksi deklaroi më tej se mungon informacioni dhe në këtë rast nuk dimë se kujt mund t’ja vëmë gishtin, por sipas tij ekziston mundësi e bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe se nuk është aspak habi që të sulmohemi sërish.

“Nuk dua t’ja vë gishtin askujt, por nuk përjashtohet të ketë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm, sisteme të hakuara ka në të gjithë planetit, por tek rasti shqiptar është niveli shumë i ulët i informacionit teknik që na jepet në këtë rast konkret që kemi ne. Por nuk është se në vetvete një sulm apo një dështim i masave mbrojtëse është ndonjë çudi, më beso që do të kemi prapë, çudi është të mos ketë, por duhet të informohemi, dikush duhet të japë llogari dhe të merren masa”, tha Meksi për mcn tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY