Përmes debateve të ashpra po diskutohet në Komisionin e Ekonomisë projektligji i portit të Durrësit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi që në komision të ishin të pranishëm zyrtarët që firmosën për këtë projekt, ministret Balluku dhe Ibrahimi.
“Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi. Është shumë qesharake, po flasim për implikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla”, tha Spaho.
Projektligji kalon me procedurë të përshpejtuar.
Rama dhe ministrja Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani of shore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/