Segmenti Lekaj-Fier jepet me koncesion për 35 vjet, rruga e ndërtuar por...

Segmenti Lekaj-Fier jepet me koncesion për 35 vjet, rruga e ndërtuar por llogaritet nga 7.5 milionë euro për km

140
0
Shares

Kalimi përmes rrugës Lekaj-Fier do të bëhet me pagesë për të paktën 35 vite. Koncesioni është fituar nga bashkimi i 9 kompanive shqiptare, duke u bërë subjekti i vetëm që ka marrë pjesë në këtë proces. Sipas dokumenteve për realizimin është premtuar 320 milion euro investim, përfshirë dhe vendosjen e traut si dhe kabinave të pagesës së faturave.

Prokurimi i hapur për dhënien me koncesion të ndërtimit të aksit rrugor Lekaj-Fier, pjesë e korridorit blu, i është dhënë bashkimit të 9 kompanive shqiptare.

Për 46 kilometër kompanitë kanë premtuar se do të investojnë 320 milionë euro përshirë këtu edhe kabinat dhe traun ku do të bëhen pagesat.

Ndërsa pas marrjes së kontratës kalimi në këtë aks do të bëhet me pagesë me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Bashkimi i operatorëve është përbërë nga “Fusha”, “Agbes” “Construksion” “Albavia” “Kupa” “Ante-Group”, “Klodioda” “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera”.

Rezulton se bashkimi i operatorëve ka qenë i vetmi që ka marrë pjesë në garë.

Gjurma e kësaj rruge fillon pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar-Lekaj dhe përfundon në fillimin e Bypassit të Fierit pranë zonës së Mbrostarit.

Afati i negocimit të kontratës do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit.

Aktualisht në këtë aks rrugor punimet janë përfunduar, por në kushtet aktuale shpejtësia lejohet deri në 90 kilometër në orë.

Me investimin e ri synohet që automjetet të ecin deri në 120 kilometër në orë.

Por për këtë do të duhet që të paguajnë dhe tarifën e qarkullimit fatura e të cilës ende nuk është bërë e ditur.

Korridori blu është ndarë në tre segmende, ndërsa ende nuk dihet se cilët do të jenë fitues. Ora news.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY