N/kryetari i PD, Luçiano Boçi ka kandiduar për primaret në Bashkinë e Elbasanit vetëm pas një viti që u bë deputet duke thyer pragun dhe zhvendosur në listë.
Ai tha për mediat se betejën e ka me regjimin e Edi Ramës, ndërsa u shpreh se do punojë fort, që qytetin t’ua kthejë elbasanasve.
“Këtij qyteti i kam borxh suksesin, i kemi borxh të rinjve të Elbasanit, të cilët jetojnë një dramë të dyfishtë. I kemi borxh fermerëve të ish-njësive vendore, u kemi borxh prindërve tanë, i kemi borxh çdo fëmije në qytetin e Elbasanit. Betejën time kam kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Duhet të angazhohemi, që këtij qyteti t’i kthejmë shkëlqimin dhe identitetin e arsimit të dikurshëm dhe t’i kthejmë shkëlqimin e famës dhe elementin e ngjyrave të jetës së përditshme, që dikur e ka patur, por sot nuk e ka”, tha ai.
Boçi u shpreh se përllogaritjet e bëra tregojnë se Partia Demokratike do të dalë fituese në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai theksoi se do jetë kandidat i vetëm në këtë garë, të paktën deri në këto momente.
“Kalkulimet tona na bindin se Partia Demokratike do të triumfojë, pavarësisht me ndarjen e padrejtë të reformës territoriale. Në dijeninë time, unë rezultoj të jem kandidati i vetëm në Elbasan”, tha ai. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/