Arrestohet personi që shpërtheu bombën në Stamboll

Arrestohet personi që shpërtheu bombën në Stamboll

39
0
Shares

Personi që la bombën të dielën dhe e cila shpërtheu në rrugën e Istanbulit “Istikal” është arrestuar, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Suleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas vlerësimeve tona, urdhri për sulmin vdekjeprurës terrorist ka ardhur nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku është selia siriane e PKK/YPG-së”, tha Soylu.

Ai konfirmoi se Türkiye do të vazhdojë me luftën e saj të vendosur dhe të justifikuar kundër terrorizmit.

“Ne do të marrim hak ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, shtoi ministri turk.

Soylu konfirmoi se në sulm humbën jetën 6 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.

Ai bëri të ditur se 50 të plagosur janë liruar nga spitali ndërsa 5 ndodhen në repartin e kujdesit intensiv. Dy të plagosur janë në gjendje kritike.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e cilësuar si grup terrorist nga SHBA-ja, BE-ja dhe Türkiye ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së, raportoi AA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY