ERSEKE/Kështu i lë rrugët qeveria edhe kur i ka paratë

ERSEKE/Kështu i lë rrugët qeveria edhe kur i ka paratë

61
0
Shares

Qindra projekte infrastrukturore të cilat kanë projekt dhe financimin gati nuk janë përfunduar prej 3 vitesh nga qeveria e Edi Ramës.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte pranë rrugës nacionale Korçë-Ersekë e cila ndodhet në punime prej 3 vitesh e gjysëm por ende nuk ka përfunduar.
erseke rruga 1

Salianji tha se kjo qeveri nuk ka prioritet qytetarët por vetëm interesat e saj të ngushta të një klani që po pasurohet me vjedhjen e taksave të shqiptarëve dhe narkotrafik.

“Kjo rrugë vijon të jetë kosto për më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës, që vazhdon të shkaktojë kosto për fermerët e kësaj zone për të nxjerrë produktet e tyre në treg, e që vazhdon të krijojë kosto për të gjithë familjarëve që përveç kostove kohore, kanë kosto të tjera financiare që janë të detyruar ti përballojnë si për naftë ashtu edhe për amortizimin e mjeteve. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj zone, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ti çuar deri në fund projektet e lëna gati”, tha Salianji.
erseke rruga

Kryetari i Partisë Demokratike të Ersekës, Viktor Dura tha se mungesa e rrugës ka shkatërruar ekonominë e banorëve. “Ka 3 vite e gjysëm që kanë nisur punimet por siç e shihni është e njëjta gjendje. Që nga fshatrat e Korçës por edhe kjo krahinë e gjitha si rrethi i Kolonjës, që përfshin Leskovikun, vuajnë mungesën e kësaj rruge. Bujqësia e vuan më shumë. Rruga e keqe ka prishur edhe makinat. Nuk kanë ndërmend për ta asfaltuar këtë rrugë”, tha Duro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY