“Slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do...

“Slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet”

77
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi sonte në protestën e madhe të opozotës se slogani “Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg”, do bëhet realitet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye:

Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata.
Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënoojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë.
U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi.
Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.

Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite.

Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen.
Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre.

Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin.
Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY