Berisha: Miting i jashtëzakonshëm, cunam i lirisë së shqiptarëve.

Berisha: Miting i jashtëzakonshëm, cunam i lirisë së shqiptarëve.

51
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha konsideeoi në fjalën e tij ndoshta në protestën më të madhe të mbajtur nga opozita në 20 vitet e fundit, tha se ky është miting i jashtëzakonshëm, cunam i lirisë së shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Beeishës:
Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve.
Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës.
Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.

Berisha: Ne jemi sot populli i gomoneve sepse Edi Rama ka grabitur votën

Ne mblidhemi sot këtu kur në njëlloj si 32 vite më parë, bota na shef si njerëzit e gomoneve.
Ndaj dhe të ndalemi për një moment se pse ne sot pas 32 vitesh u bëmë sërish njerëzit e gomoneve.
Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë, nuk ka vend më të pasur se ky vend.
Por shqiptarët janë sot populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet.
Ky armik i lirisë sonë, ky armik i votës suaj, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narkoshtetit që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dhe bashkë me votën, dinjitetin, besimin, shpresën.

Berisha, Ramës: Për ty do të vendosë gjykatësi sovran

Këto ditë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës shkruajnë se shqiptarët po ikin nga varfëria.
Kjo është aparenca. Sot shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur të planetit.
Nuk ka asnjë vend ku ka njerëz të vjedhur gjer në palcë si në Shqipëri nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë.
Ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe.
Edi Rama është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqet, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.
Tani, unë do i them këtu para jush: për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë.
Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY