Pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti Kherson forcat e armatosura të Ukrainës raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit Kherson këtë mbrëmje.
Pamje të turmave që përshëndesin forcat ukrainase në qendër të Khersonit vazhdojnë të dalin në mediat sociale.
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë me dije se qyteti po rikthehet nën kontrollin ukrainas dhe i kërkoi çdo ushtari të mbetur rus që të dorëzohej.
“Rusët po heqin uniformat e tyre ushtarake, po i hedhin në kazanët e plehrave dhe po përpiqen të përzihen me vendasit. Ne i bëjmë thirrje që të dorëzohen, të shpëtojnë jetën e tyre dhe të mos jenë budallenj”, deklaron Yuriy Sak, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë të lumtur në qendër të Khersonit pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte pushtuar që kur filloi agresionin ndaj vendit fqinj në shkurt.
Një video e siguruar nga Reuters tregonte njerëz që brohoritnin dhe përshëndesnin ushtarët ukrainas në Sheshin e Lirisë.
Rusia tha se ishte tërhequr të premten nga qyteti strategjik, pa humbur asnjë ushtar, ndërsa Kievi përshkroi një largim kaotik të ushtarëve rusë që braktisën uniformat ndërsa një pjesë u mbytën teksa përpiqeshin të iknin, transmeton Zëri i Amerikës.
Teksa forcat ukrainase përparuan me shpejtësi duke detyruar një prej tërheqjeve më të shpejta dhe poshtëruese të forcave ruse, banorët e zonës dolën nga vendet ku ishin fshehur për muaj të tërë duke treguar se trupat ruse kishin vrarë banorë dhe kishin plaçkitur shtëpitë.
Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte përfunduar tërheqjen e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku shtrihet Khersoni.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax e cila citon një deklaratë të lëshuar nga ministria ruse e mbrojtjes më shumë se 30,000 ushtarë rusë janë tërhequr në bregun lindor të lumit Dnipro. r.j
Happy tears won’t stop 🥹🫶🏻🇺🇦#KhersonisUkraine pic.twitter.com/7rekTFHs5R
— Kateryna_Kruk (@Kateryna_Kruk) November 11, 2022
https://twitter.com/thevenetiandoge/status/1591077517729095681?s=46&t=g_uZ1f03pTXf1z9NDbf5uw
Херсон – вітаємо вдома 🙏🏻🇺🇦❤️#Kherson #Ukraine #Ukrayna #UkrainianArmy #Україна #Херсон #KhersonisUkraine pic.twitter.com/LQsd3xSwyK
— Natalia💙💛 (@NataliaUALV) November 11, 2022





