Gjendet telefonuesi për bombë në Apel, vuan nga probleme mendore

Gjendet telefonuesi për bombë në Apel, vuan nga probleme mendore

45
0
Shares

Identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, një ditë më parë në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.

Strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, u njoftuan për vendosje të lëndës eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit (pa u specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë.

Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY