CILA ËSHTË LIDHJA/ “Dubai City” në Durrës është mega-afera në të cilën...

CILA ËSHTË LIDHJA/ “Dubai City” në Durrës është mega-afera në të cilën bashkohen Vuçic, Rama dhe Lukashenko

64
0
Shares

“Më 12 nëntor Protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament.

Në vijim ai tha se Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko.

Argumentat:

Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.
Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd.

Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës.

Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç.

Këtu del edhe një nga lidhjet me të fuqishme të Edi Ramës, që ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vjedh me Vuçiç.

Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e afërës shumë miliardëshe të Portit të Durësit.

Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë.

Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin.
Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.
U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY