Gara e fortë, çfarë ndodh nëse fitojmë republikanët në Kongres apo Senat,...

Gara e fortë, çfarë ndodh nëse fitojmë republikanët në Kongres apo Senat, apo në të dyja

51
0
Shares

Zgjedhjet në SHBA janë duke u mbajtur sot dhe situata për Demokratët nuk duket edhe aq premtuese megjithëse deri në orë 6pm me orën amerikane demokratët ruanin përparësinë më senat.

Megjithatë sondazhet i nxjerrin gitues republikanët në senat dhe kongres.

Në diagramë rezultati deri në orën 6 pm në SHBA ose 24.00 në Shqipëri.

Lëvizja MAGA e Trump ka evoluar nga një fraksion i skajshëm i Partisë Republikane në një forcë dominuese. Më e rëndësishmja, kandidatët e Trumpit në masë të madhe mohojnë rezultatet e zgjedhjeve të 2020 dhe pretendojnë se Joe Biden nuk fitoi në mënyrë të drejtë.

Çfarë ndodh pas rezultatit;

Demokratët dhe republikanët mund ta ndajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ose një parti mund ta marrë kontrollin e të dyja dhomave. Demokratët e kanë udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve që nga zgjedhjet e vitit 2018, të mbajtura gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Republikanët pritet ta fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve shkaku i zhgënjimit të votuesve me gjendjen ekonomike dhe ndarjen e distrikteve. Dhoma e udhëhequr nga republikanët do ta pengonte agjendën e presidentit Joe Biden.

Ndërsa, kontrolli i Senatit, të cilin demokratët e udhëheqin me një epërsi të vogël, është ende i paqartë. Bëhet fjalë për procese si shtyrja para e legjislacioneve dhe nominimeve presidenciale, si gjykatës apo zyrtarë të kabinetit.

Si shef ekzekutiv, Biden megjithatë posedon fuqinë e vetos, pavarësisht se kush e merr kontrollin e Kongresit. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY