Këshilltari i Presidencës amerikane në Shqipëri për sulmet e Iranit

Këshilltari i Presidencës amerikane në Shqipëri për sulmet e Iranit

48
0
Shares

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë një interviste që ka zhvilluar për emisionin “Opinion” tha se në Shqipëri ka mbërritur Këshilltari i posaçëm Presidencial për çështjen e sulmot kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Ai do të diskutojë me qeverinë shqiptare se si mund të përgatitemi të përballemi me sfidat që iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit kibernetik.

Gazetari: Si janë marrëdhëniet tona me Iranin në Kombet e Bashkuara

Ambasadori Hoxha: Hm, të ngrira.

Gazetari: Të ngrira, e di…

Ambasadori Hoxha: Nuk kemi më marrëdhënie me ekipin e Iranit. Është pjesë e mënyrës si zhvillohen marrëdhëniet kur shkëput lidhjet diplomatike. Por ama flasim për Iranin. Çdo herë që kemi diçka për të thënë dhe flasim për Iranin kur flasim për Sirinë, flasim për Iranin kur flasim për të drejtat e njeriut, siç bëmë me Ambasadoren Linda kur organizuam takimin e parë dhe unik. E quajtëm Formula Arria. Është një takim joformal i Këshillit mbi protestat që vazhdojnë në Iran dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pra, nuk e harrojmë Iranin.

Gazetari: Por ata po e kërcënojnë Shqipërinë, media, jo qeveria. Po e kërcënojnë Shqipërinë madje me sulme dronësh apo çfarëdolloj terrorizmi tjetër.

Ambasadori Hoxha: Mendoj se kanë bërë më shumë se sa kërcënime sepse kemi sulmin kibernetik dhe ne po…

Gazetari: Po flasim për sulme fizike…

Ambasadori Hoxha: Dhe po merremi me atë. Shpresoj që nuk do të shkojnë kurrë aty sepse është një shkallë tjetër dhe një lloj tjetër situate. Duhet ta marrim shumë seriozisht. Po diskutojmë me partnerët. Po diskutojmë, sigurisht me SHBA, por edhe me aleatët europianë dhe NATO. Dhe shpresoj shumë se nuk do të ndodhë ndonjëherë. Por nëse ndodh, ne do të dimë si të përgjigjemi, jo vetëm, por me partnerët tanë.

Gazetari: Si mund ta ndihmoni Shqipërinë në këtë drejtim? Në lidhje me Iranin.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Kemi filluar tashmë të përgjigjemi ndaj sulmit më të fundit kibernetik; identifikuam Iranin si burim të atij sulmi dhe e ndamë atë informacion menjëherë me qeverinë e Shqipërisë. Këshilltari ynë i Posaçëm Presidencial dhe Ambasadori i Posaçëm për Kibernetikën është këtu në Shqipëri sot duke punuar me qeverinë për të folur se si mund të përgatitemi që të përballemi me sfidat që iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit tuaj kibernetik këtu. Dhe do të vazhdojmë diskutimet me qeverinë se si mund të mbështesim më shumë.

Gazetari: Ata po mbështesin gjithashtu hapur Rusinë në luftën me Ukrainën. Po u dhurojnë rusëve dronë dhe armë të tjera.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po, ministri i Jashtëm në fakt e pranoi, fillimisht.

Gazetari: Vetëm në fillim të luftës…

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në fillim e mohuan. Tani thotë që kanë furnizuar dronët, por jo sistemet e armatimit. Por ne e dimë se çfarë kanë bërë dhe i kemi treguar me gisht për atë që kanë bërë. opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY