Pse u shkarkua komisari i Pukës, dialogu që largoi shefin e komisariatit...

Pse u shkarkua komisari i Pukës, dialogu që largoi shefin e komisariatit të policisë

129
0
Shares

Pjerin Lazri, shefi i Komisariatit të Pukës, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pas transmetimit të një rasti të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”. Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, pasi është njohur me rastin e ka shkarkuar dhe e ka përjashtuar Lazrin për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të Komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.
“Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, njoftoi policia.

Në videon e publikuar në emisionin “Stop”, Lazri shfaqej teksa shante një qytetar dhe jo vetëm. Ai edhe e ka goditur atë. Sipas denoncuesit e gjitha ngjarja ka ndodhur për një inat personal të Lazrit. Ky i fundit, duke përfituar edhe nga posti, i ka dërguar patrullën e policisë për t’i hequr patentën.

“Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.” Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty””, shprehej denoncuesi.

Ndërkohë më poshtë ju sjellim ballafaqimin mes shefit dhe qytetarit. Lazri pasi e shan qytetarin thotë se do e fusë në dhe e do i marrë jetën, duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor! Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!/tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY