ARTAN FUGA/ Jo internime, emigrime!

ARTAN FUGA/ Jo internime, emigrime!

53
0
Shares

Nga Artan Fuga

Jo internime, emigrime!

Lufta e klasave vazhdon edhe më e fortë dhe e tmerrshme se më parë.
Mblidheni mendjen!

Një nga këto luftë klasash, dhemb për dhemb, është ajo midis tregtarit grosist dhe bujkut, që e quajnë me tallje fermer! Tregtari grosist do që ta përmbysë tregun me prodhime të huaja bujqësore, kurse bujku i shkretë kërkon të prodhojë. Luftë e egër klasash, për jetë a vdekje!

Por, tregtari ka parà, mjete, lidhje shoqërore, korrupton politikanë dhe fiton, kurse bujku nuk ka as parà, as miq, as lidhje shoqërore. Tregtari e ka ndërgjegjen e klasës së vet, kurse bujku nuk e ka ndërgjegjen se kush është, çfarë bën dhe cilët ka armiq!

Bujku nuk ka parti, nuk ka komunë, nuk ka këshill bashkiak, nuk ka gazetë, nuk resort, media, restorante, nuk ka opinionistë në shërbim të tij, madje shpesh nuk ka as informacion për atë që ndodh në qytet.

Bujkun e zhveshën politikisht, administrativisht, dhe pastaj edhe ekonomikisht. Tani grosisti do t’ia marrë edhe tokën për të ndërtuar kapanone, magazina, në tokën bujqësore! Grosisti do të zhbëjë edhe reformën agrare si një nga rezultatet e pakta të revolucionit demokratik të vitit 1990.
Boooo, çfarë lufte klasash, jo me internime, por me emigrime!
Grosisti po përzë bujkun!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY