Rama u mbylli kopshtin, PD pirëpriti prindërit bashkë me fëmijët për disa orë në zyrat e saj.
Kreu i PD, Sali Berisha, priti në takim një përfaqësi prindërish të kopshtit, “Zybejde Hanim” pranë institucionit arsimor “Turgut Ozal” së bashku me fëmijët e tyre.
Ndërkohë që prindërit ndiqnin takimin, fëmijët shfrytëzuan këtë kohë për të luajtur me njëri-tjetrin në zyrat e PD.
Ata patën mundësi që të takoheshin dhe çmalleshin dhe të takonin shokët dhe shoqet që nuk i takojnë prej 3 muajsh, pas mbylljes së padrejtë që iu bë kopshtit të tyre nga qeveria Rama.
Gumëzhimat dhe zërat e tyre gazmorë i dhanë selisë së Partisë Demokratike një atmosferë mjaft të bukur.
Kopshti privat “Zubeyde Hanim” në datën 23 Shtator 2022, u detyrua të mbyllë aktivitetin pas 24 vitesh mësimdhënie në Shqipëri, me urdhër të Ministrisë së Arsimit.
Përfaqësuesit e kopshtit, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, akuzuan institucionet shqiptare për këtë veprim antiligjor dhe të urdhëruar politikisht. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/