“Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve...

“Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij”

50
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat në selinë e parzisë se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij

Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit.
Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje.
Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.

Berisha: Porti i Durrësit është porti më i madh i kokainës në botë

Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj e moral, nga kjo qeveri që vret shpresën e shqiptarëve, nga kjo qeveri që pasi i dorëzon krimit të gjitha sistemet e policisë, TIMS, MEMEX, të gjithë kartotekën 30-vjeçare të policisë, pasi hap dyert për largimin masiv në vende të tjera, pasi hap dyert për eksportin të krimit në katër anët e botës, vesh petkun e pseudopatriotit dhe shan si ordiner në rrugë.
Edi Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve të tij dhe vendeve të tjera.
Lufta kundër krimit të organizuar është një nga detyrimet më madhore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, dënoj me forcën më të madhe, këto qëndrime të cilat qëndrojnë në themel të dramës shqiptare që luhet në La Manshe.
Sigurisht hedh poshtë çdo etiketim të shqiptarëve. Kriminele dhe kryekriminele është qeveria e Edi Ramës. Është vetë Edi Rama, ministrat dhe zyrtrët e tij. Të cilët arritën deri në atë shkallë sa të zhdukin çdo kontroll në kufijtë e vendit.
Shihni çfarë ndodh në Portin e Durrësit. Për gjashtë muaj rresht, porti u la jashtë kontrollit. Zbarkuan tonelata kokainë. Ato shkuan drejt Europës.
Tani pasi u alarmua e gjithë bota, tani janë dyndur. Në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës.
Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri, me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY