Rama pret ambasadoren e SHBA në OKB, Greenfield: Do të lutem për...

Rama pret ambasadoren e SHBA në OKB, Greenfield: Do të lutem për shi kur të largohem

32
0
Shares

Kryeministri Edi Rama priti sot në sallën e hartave Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anëtare e kabinetit të Presidentit Joe Biden.

Kryeministri Rama vlerësoi vizitën e Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, si një moment të rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit:

”Faleminderit shumë që keni ardhur! Është kënaqësi e madhe, pasi u takuam në Nju Jork dhe ju më premtuat. Megjithatë jetojmë në një kohë kur premtimet bëhen, po nuk mbahen, kështu që mbajtja e premtimeve është gjë e madhe. Jam shumë, shumë i nderuar, të gjithë jemi shumë të nderuar dhe e vlerësojmë shumë bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe faktin që, gjatë gjithë kësaj kohe, jemi vlerësuar për atë çka është reale, jo si partnerë rishtarë dhe jam i sigurt që ky është rezultat edhe i cilësisë së lartë të ambasadorit tonë në Nju Jork dhe ekipit tonë të shkëlqyer atje, si edhe falë gatishmërisë dhe prirjes suaj për t’u siguruar që ne të jemi një vlerë e shtuar. Nëse e kujtoj mirë, ju jeni anëtarja e parë e kabinetit që vini këtu pas disa kohësh që nuk kishim pasur një mik të këtij niveli dhe e vlerësoj shumë këtë.Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, ne e vlerësojmë shumë që kemi një ambasadore amerikane e cila vjen këtu i shton peshë e vlerë ambasadores që e kemi tashmë këtu.” – u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana e saj ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar”: Faleminderit shumë, faleminderit që më pritët. Ju bëra një premtim, do t’ju them një gjë. Nuk i mbaj gjithmonë të gjitha premtimet e mia, por përpiqem t’i mbaj premtimet që bëj dhe mora një angazhim personal që të vija në Shqipëri sepse ju keni qenë një partner i jashtëzakonshëm i yni, jo vetëm në Këshillin e Sigurimit. Unë kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha dhe ai ka qenë një partner i jashtëzakonshëm dhe një fqinj i jashtëzakonshëm në Këshill. Ne kemi qenë në të njëjtin mendim dhe në atë Këshill në momentin që ulemi të 15 në ato karrige, të gjithë jemi të barabartë, zërat tanë janë të barabartë dhe zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit.

Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan.

Sërish faleminderit shumë që më pritët, faleminderit shumë për partneritetin tuaj, për marrëdhënien tuaj, ndërkohë që përballemi me çështje të një shqetësimi të përbashkët në këtë rajon. Na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell. Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju. E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem. Faleminderit!” – u shpreh ajo gjatë takimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY