KPK shkarkon prokurorin e Durrësit, paqartësi për vilën në plazhin e Durrësit

KPK shkarkon prokurorin e Durrësit, paqartësi për vilën në plazhin e Durrësit

48
0
Shares

Nga Edmond Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 7 nëntor 2022 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Turja.

Në seancën dëgjimore me 3 nëntor, Turja u përball me barrë prove për mungesa të mëdha financiare në ndërtimin e një objekti trekatësh + papafingo + bodrum të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe u ngritën dyshime se ishte pasuri e tij.

Turja i kundërshtoi konkluzionet e KPK për këtë pasuri duke theksuar se nuk e gëzonte tagrin e bashkëpronarit, por vetëm atë të përdoruesit të një pjese të objektit. Ai pohoi se e kishte deklaruar rregullisht këtë banesë si adresë dhe pretendoi se KPK nuk i kishte përfshirë në analizën financiare të gjitha burimet e krijimit.

Komisioni nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës, lidhur me informacionet e siguruara prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK pas përditësimit të raportit, ku ngriheshin dyshime për veprime korruptive në një çështje.

Procesi i vetingut për prokurorin Turja u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY