U plagos 3 muaj më parë. Gjendet i pajetë në shtëpi 45...

U plagos 3 muaj më parë. Gjendet i pajetë në shtëpi 45 vjeçari, krejt papritur

70
0
Shares

Në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi Admir Bejo, 45 vjeç, banues në këtë fshat.

Në gusht Admir Bejo u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë afër shtëpis nga një kalimtar që njoftoi asokohe policinë.

Bejo u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë,ndërkohë që një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes,që rezultoi të ishte komshi me Bejon dhe se e kishte qëlluar për shkak të një borxhi të papaguar.

Por edhe pse i shpëtoi atentatit të 3 muajve më parë,Admir Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e para të policisë janë “konsumimi i një mbidoze lëndësh narkotike”.

Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY